Tifozët e Psg kundër Pogbas: Nëna jote nuk të do...

 "Pogba? Jo faleminderit".

 Kështu mund të përmblidhet përgjigja e tifozëve të klubit parisien mbi zërat për një transferim të mundshëm nën Kullën Eiffel të mesfushorit të Manchester United.

 Oktapodi tashmë ka paralajmëruar Djajtë e Kuq se nuk do të rinovojë kontratën, kështu që ankandi është hapur zyrtarisht për të rrëmbyer ish perlën e Juve.

Psg, tifozët i dërgojnë një mesazh Pogba

Përkrahësit e PSG-së, në fakt, përpara qendrës stërvitore të klubit shfaqën një banderolë, ku shkruhej:

"Pogba, duhet të dëgjosh nënën tënde: ajo nuk të do këtu, madje as ne".

 Një mesazh që nuk lë hapësirë ??për interpretim dhe që mund të interesojë edhe Juven e Massimiliano Allegri. 

Bardheezinjtë ëndërrojnë kthimin e Pogbas në Juventus.