VIDEO/ Braçen e shqetëson zhurma, por jo betonizimi i Tiranës

Si gjithmonë, Erion Braçe vazhdon të ankohet në rrjetet sociale, sikur të mos ishte zëvendëskryeministri i një qeverie që ka tetë vite në pushtet, por si opozitar.

Këtë herë, zëvendëskryeministri është mërzitur nga zhurma që po bëhet për ndërtimet në Tiranën e Erion Veliajt.

Nga pamjet që poston ai, shihet një masakër urbane, e cila është denoncuar këto ditë edhe nga qytetarë që jetojnë në atë zonë.

Por Braçe është i mërzitur se ka mbetur pa gjumë.

Apo ndoshta po i dërgon ndonjë sinjal Veliajt? Si zor.

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes! Ashtu është, fiks siç e mendoni! I pyeta dhe me thane: Muzika është e lejuar deri në orën 23.00!”, shkruan Braçe.