Zyrtare/ Tottenham prezanton portierin e ri

Pierluigi Gollini është lojtari më i ri i Tottenham-it.

Portieri u njoftua nga një shënim zyrtar në faqen e internetit të klubit dhe profilet sociale.

  "Ne jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e portierit Pierluigi Gollini nga Atalanta në një hua sezonale, me një mundësi për ta bërë transferimin të përhershëm. Lindur në Bolonjë, Pierluigi, 26 vjecc, luajti në ekipin e të rinjve Verona dhe të Manchester United para se të kthehej në Verona për të bërë debutimin e tij në Serie A në Shtator 2014' shkruhet ndër të tjera në deklaratën e klubit.