Filip Najdovski, titullari i bardhebluve pëson dëmtime në gju
Filip Najdovski është problemi kryesor i Tiranës.
Lojtari është dëmtuar dy ditë më parë në stërvitje. Më saktë, lojtari ka pasur një problem në gju, ndërsa ka vënë në alarm stafin e Tiranës.
Lojtarit i është bërë një rezonancë magnetike në gju.
Pritet me padurim përgjigjja, ndërsa bardheblutë shpresojnë që gjërat të shkojnë mirë për mbrojtësin.
Nëse shihet një dëmtim serioz, Tiranës i duhet me doemos një mbrojtës tjetër.
Kujtojmë që Najdovski është një nga lojtarët titullarë të bardhebluve.
Ai ka një sezon te Tirana dhe paraqitja ka qenë shumë e mirë si në Europë, por edhe në ndeshjet e kampionatit.