Detaje të reja/ Pamje tronditëse nga aksidenti fatal në Tapizë

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tapizë, Fushë-Krujë, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Nga pamjet shihet se njëra makinë e përfshirë në aksident është shkatërruar totalisht.

Viktimë ka mbetur shtetasi Qemal Shabani, rreth 60 vjeç.

Gjithashtu, është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi Pal Kacoli, 29 vjeç, dhe shtetasja Sh. Sh., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.