", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/23/auto_bandicam-2021-07-23-00-00-32-5561627069055.jpg", "width": 900, "height": 503 } }

Masakroi Vllazninë me kartona/ Gjyqtari rus nuk ndalet, i nxjerr ekipit moldav 3 herë të kuqen në ndeshjen e turit të dytë

Gjyqtari Aleksei Matjunin duket se ka vendosur që të bëhet një emër i njohur në arnën ndërkombëtare. Rusi, pak ditë pasi masakroi Vllazninë ndaj Shiroki Brijeg në turin e parë të Ligës së Konferencës ka tejkaluar vetveten në turin e dytë të këtij turneu. Nëse ndaj shkodranëve ai nxori dy herë kartonin e kuq, për Krymin dhe Brdariç për protesta, sot ai i ka shtuar koleksionit të tij Europian edhe 3 të kuq të tjerë në arenën ndërkombëtare, në vetëm 10 minuta lojë.

Në ndeshjen mes suedezëve të Elfsborg dhe moldavëve të Milsami, Matjunin u bë protagonist në pjesën e dytë të ndeshjes. Në minutën e 65 ai nxori me karton të kuq Amogui të skuadrës moldave, mes protestave të lojtarëve të kësaj skuadre. Vetëm 8 minuta më vonë, ai tregoi edhe një herë të kuqin, këtë radhë duke larguar Duijinari po të Milsami. Dhe pa u mbushur 10 minuta nga kartoni i parë i kuq, ai e nxori nga xhepi për herë të tretë, për Bolohan, po për skuadrën e Milsamit. Kështu, kjo e fundit e mbylli ndeshjen me 8 lojtarë në fushën e lojës dhe duhet ta cilësojë veten me fat që u mund vetëm me shifrat 3-0 nga skuadra suedeze, e cila shpërdori shumë raste në minutat e fundit të sfidës.