Mikesha e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck publikon foton e parë publike të çiftit
Ndonëse marrëdhënia e tyre po përfliten gjatë në mediat sociale, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ende nuk kanë postuar asnjë fotografi të tyre si çift në rrjete sociale.
Ditën e djeshme, ata morën pjesë në festën e ditëlindjes së mikeshës së tyre të përbashkët, aktores Leah Rimini.
Ajo ka shkrepur një fotografi bardh e zi me çiftin dhe menjëherë e ka postuar atë në rrjete sociale.
Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit, duke e bërë kështu postimin e Remini-t debutimin e tyre në mediat sociale si çift.