Greqi/ 7 viktima dhe 2, 854 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, Greqia ka shënuar 2, 854 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm shkon në 471, 894 të prekur, prej të cilëve 51.2% janë burra.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 7 pacientë kanë humbur jetë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 12, 882 vdekje, 95,1% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese.

Sakaq në intubim janë 130 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është 65-vjeç.