Kosova parakalon e 67-ta në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës

Po zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Në këtë Olimpiadë do të parakalojnë më shumë se 205 Kombe dhe do të marrin pjesë 11 mijë e 326 atletë dhe sportistë të ndryshëm.

Kosova do të parakalojë e 67-ta me radhë ku flamurin e shtetit do ta mbajnë xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Ceremonia hapëse po mbahet në Stadiumin Olimpik në Tokyo