VIDEO-SYRI TV/ Periferia e Vlorës në gjendje skandaloze, banori: Jetojmë si në mesjetë

Periferia e qytetit vijon të mbetet në harresë totale nga ana e bashkisë Vlorë, ndërsa banorëve u duhet që çdo ditë të përballen me problematika nga më të ndryshmet. Të intervistuar nga SYRI TV ata shprehen se problem mbeten mbeturinat ndërsa rruga vijon të jetë e amortizuar pavarësisht premtimeve gjatë fushatës elektorale.

Nga SYRI TV

Njihet si zona e serave dhe ndodhet rreth 5 km larg qendrës së qytetit bregdetar të Vlorës por siç duket edhe nga pamjet investimet në këtë zonë janë inekzistentë. Banorët ankohen se ndriçim nuk ka dhe se shërbimi i pastrimit lë për të dëshiruar ndërkohë që rruga ndodhet në gjendje skandaloze.

Pavarësisht se banorët e kanë ngritur me dhjetëra herë zërin duket se deri më tani janë lënë në mëshirë të fatit nga instancat përkatëse. Ata i bëjnë thirrje shtetit të vërë dorë pasi të rinjtë dita ditës po emigrojnë në vende të ndryshme të botës.