Sherr me thika në stacionin e Prrenjasit, sulmohen dy të rinj nga Rrajca

Pesë të rinj janë konfliktuar me thika në stacionin e autobusëve në Prrenjas: Tre prej tyre nga qyteti kanë plagosur dy të rinjtë nga fshati Rrajcë.

Policia ka mbërritur menjëherë në stacion dhe ka konstatuar se Markeljano Hoxha dhe Nevzat Spaho, për një shkak banal, nga një sherr i çastit, në bashkëpunim me njëri–tjetrin, kanë goditur me thikë E.B, 20 vjeç  dhe R.V,24 vjeç, të dy banues në fshatin Rrajcë.

Të dy të plagosurit u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, dy autorët, janë larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit me një "Benz" me targa AA 258 KK të drejtuar nga Elivert Karriqi. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, në afërsi të qytetit të Pogradecit, policia i ka ndaluar dhe ka bërë arrestimin në flagrancë të të treve:

Markeljano  Hoxha, 23 vjeç; Nevzat Spaho, 20 vjeç dhe Elivert Karriqi,33  vjeç, të gjithë banues në Prrenjas.

Atyre iu sekuestrua makina Benz me targa AA 258 KK dhe dy aparate telefoni  të markave të ndryshme

Tani, ata akuzohetn për veprën penale "Vrasje me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim"  parashikuar nga  nenet 76, 22  dhe 25 të Kodit Penal.