Dhunoi djalin e mitur dhe bashkëjetuesen, arrestohet 32 vjeçari në Gjirokastër

Eshtë arrestuar nga policia shtetasi E. Z., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.