Alex Rodriguez nis ‘lundrimin' me jahtin luksoz me rastin e ditëlindjes

Alex Rodriguez ka nisur një udhëtim me një jaht luksoz për të festuar ditëlindjen e tij të 46-të.

Këtë lajm e bëjnë të ditur disa burime të cilët kanë fotografuar Alex teksa drekonte së bashku me familjen në një restorant në Portofino, Itali.

Alex së bashku me grupin e tij të miqve kanë planifikuar të bëjnë një udhëtim 2-javor drejt Ibizës dhe Monte Karlos.

Nipi i Rodriguez Nick Silva, postoi ne Instastory një fotografi nga jahti luksoz me mbishrkimin "Euro udhëtim 2k21!"

Mesa duket ky do të jetë një udhëtim ‘mes djemsh’ dhe ata po e shfrytëzojnë çdo moment për të ndarë me njdekësit sa më shumë detaje gjatë këtij udhëtimi.