Mandia: Deklarata e Denaj korrekte! Shqipëria pagoi 4,5 milion euro për mbrojtjen në Arbitrazh

E ftuar në emisionin Ora 19 me moderatoren Juli Kristafi në SYRI TV, ish-avokatja e Shtetit, Ledina Mandia ka komentuar deklaratat e ministres Denaj dhe prapaskenat e gjobës 110 milionë euro për Francesco Becchettin.

Mandia: Zonja Denaj ka deklaruar ekzekutimin e një vendimi gjyqësor dhe deklarimi i saj është korrekt. Nëse ka një vendim përfundimtar, kuptohet që duhet ta ekzekutosh vendimin, sidomos kur vendimi është dhënë nga një autoritet si ‘Arbitrazhi i investimeve’, pasi Shqipëria është palë e konventës për ‘Mbrojtjen e Investitorëve të Huaj’, dhe kuptohet që ky vendim duhet të jetë i ekzekutueshëm për sa kohë ka kaluar edhe faza e anullimit të tij. Për sa i përket deklaratave të kryeministrit, nuk e di se çfarë mekanizmi qeveria shqiptare kundër zotit Becchetti, në lidhje me procedimet penale, faktet të reja, nuk jam në dijëni të tyre, është e drejta e qeverisë të ngrejë shumë akuza por duhet ti provojë ato. Ndërkohë përballemi më një vendimmarrje përfundimtare që duhet ekzekutuar. Prandaj mendoj se kemi të bëjmë me një deklaratë korrekte të ministres Denaj.

Kristafi: Negociatat e pagesës me këste, a është një vendim i mirë për shtetin shqiptar?

Mandia: Për mendimin tim kjo duhej të bëhej kohë më përpara. Shkaqet për anullim duhet të shiheshin mirë, pasi ka shkaktuar një pasojë tjetër financiare. Shqipëria ka kontraktuar një kompani tjetër ‘Foley Hoc’, pas asaj angleze e cila mori 4 milion euro. Edhe Foley ka marrë minimumi 500 mijë euro minimumi. Në këto kushtet duhet të ishin kursyer edhe këto para për taksapaguesit, duhet të ishin ulur me Becchettin dhe të diskutonin shkeljet e gjetura nga ana e Arbitrazhit.