Çmenduria e Milanit/ Mesfushori shqiptar zëvendëson Hakan Çalhanoglu

Pas largimit të Hakan Çalhanoglu, Milani po kërkon një mesfushor të denjë të turkut.

Aludime të shumta kanë pasur se kush do e zëvendësojë Çalhanoglu, por duket se gjërat po shkojnë drejt zyrtarizimit me mesfushorin e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.

Ai debutoi në Evropian me kombëtaren e tij, duke bërë një paraqitje pozitive.

Aktualisht, 26-vjeçari është pjesë e Levantes në Spanjë dhe kontrata i skadon vitin tjetër, teksa skuadra spanjolle nuk kërkon të privohet nga një largim me kosto zero, pasi vlera e kartonit të Bardhit aktualisht është 15 milionë euro.

Bisedimet do nisin shumë shpejt dhe futbollisti me origjinë shqiptare nuk do e refuzonte një ofertë të tillë.