Loredana dhe Mozzik e kanë gati bashkëpunimin e rradhës

Loredana dhe Mozzik do të publikojnë së shpejti bashkëpunimin e rradhës.

“Nëse do” mban titullin bashkëpunimi ku thuhet se reperja do të bëjë rep për herë të parë në gjuhën shqipe.

Ajo sapo ka postuar në Instagram foto nga Frankfurti i Gjermanisë derisa shihet e rregulluar me makijazh dhe e veshur me stil elegant.

Loredana, ka shkrepur fotografitë në pasqyrë dhe në përshkrimin e tyre ka shkruar titullin e këngës që do lansohet sot.