Bebe Rexha nxjerr në shitje koleksionin e të brendshmeve për markën e njohur

Bebe Rexha dhe kompania “Adore Me” nxorrën muajin e kaluar një koleksion më ë brendshme që përfshinte masa të mëdha trupore.

Këngëtarja ka realizuar një set fotografik mjaft provokues, për të promovuar këto të brendshme.

“Ka qenë një udhëtim për mua të mësoj se si ta dua veten dhe të pranoj veten dhe trupin në të cilin ndodhem. Unë me të vërtetë besoj se njerëzit e të gjitha formave dhe madhësive meritojnë të ndihen seksi”, thotë artistja shqiptare.

Ndër të tjera këngëtarja është shprehur se është bukur ta duash trupin tënd, pavarësisht çfarë mase ka ai pasi femrat duhet të ndihen seksi në çdo kohë.