FOTO/ Partizani kundër shqiptarëve të Baselit, formacionet zyrtare

Do të startojë në orën 20:15, në stadiumin gjigant “St. Jakob Park”, përballja mes Baselit dhe Partizanit, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadra zvicerane është favorite absolute për të triumfuar kundër “demave” shqiptarë në ndeshjen e parë.

Gjithsesi të kuqtë e Ilir Dajës do të tentojnë surprizën në këtë takim, edhe pse përballë do të kenë një emër të madh në Europë si Baseli.

Trajneri i Partizanit i ka surprizuar të gjithë me titullarët, teksa ka aktivizuar nga minuta e parë në qendër të mbrojtjes futbollistin Damçevski, ndërkohë që Dajan Shehi është pozicionuar në krahun e majtë, duke marrë vendin e Mustës së dëmtuar.

Për sa i përket mesfushës, ajo do të formohet nga treshja, Marku, Bardhi, Murataj.

Sulmi mbetet i pandryshuar me Carën, Lukasin dhe Stenio Zhuniorin.

Ndërkohë në krahun tjetër, trajner i Baselit, ka preferuar vetëm 2 shqiptarë nga minuta e parë, ata janë mesfushorët Xhaka dhe Kasami.