Cardi B tregon koleksionin e çantave ‘Hermes’ dhe fansat mbetën gojëhapur

Reperja 28-vjeçare, Cardi B njihet për stilin e saj disi të veçantë të veshjeve, por ajo ka një tjetër 'pasion' pas së cilës është e fiksuar, pra koleksionimii çantave.

Ajo publikoi në Instagram koleksionin e saj të lakmuar të çantave  Hermès.

Duket se numri i saj i çantave të shtrenjta është rritur që kur ajo i shfaqi ato për herë të parë në vitin 2020.

“Çdo ditë me parukë të re dhe flokë të rinj”, shkroi ylli shtatzënë ndër të tjera në një seri fotografish të postuara.

Me kaq shumë opsione, Cardi B duhet ta ketë pasur të vështirë të vendoste se cilën çantë do të shoqërohej me veshjen e saj tërheqëse.

Ajo përfundoi duke zgjedhur çantën e saj Birkin Cargo, për të cilën ajo shpenzoi deri në 240 mijë dollarë për ta blerë në muajin shkurt pasi “kërkoi në botë” për modelin e rrallë me shumë xhepa.