Itali/ Mbi 5 mijë raste të reja dhe 15 viktima nga Covid

Gjatë 24 orëve të fundit janë rritur raste e reja me koronavirus në Itali.

Autoritetet kanë raportuar 5, 057 të prekur  nga 219,778 teste të realizuar për Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dihet se 15 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa shtrimet në spitalet Covid janë rritur me 2.3%.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 1,484 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4,119,607 të shëruar.

Sakaq në kujdes intensiv ndodhen 158 pacientë.