Formacionet zyrtare/ Edi Martin rreshton kampionët përballë Inter D’Escalandes

Teuta do presë në “Niko Dovana” rivalët e Inter D’Escalandes  për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Inter D’Escalandes nuk janë kundërshtarë të panjohur, pasi një muaj më parë Prishtina i mundi 2-0 në “Elbasan Arena”, por fakti qëndron se  të dy skuadrat vijnë të zhgënjyera nga eliminimi në Champions.

Skuadra e Martinit vjen më se e karikuar në këtë ndeshje, pasi do të luajë në shtëpi në prani të tifozëve.

Përsa  i përket formacioneve, Edi Martini nuk i ka kursyer lojtarët cilësorë, duke aktivizuar nga minuta e parë emra si Taulant Seferi, Sherif Kallaku, ndërsa vendin e Dejvi Bregut që u largua drejt Turqisë do ta zërë sulmuesi tjetër Blerim Krasniqi.

“Djemtë e Detit” kanë shansin e artë të jenë fitues dhe të vazhdojnë rrugëtimin në Kupat e Europës.