Princi George feston 8-vjetorin e lindjes me një ndryshim të madh në jeten e tij

Ditën Princi George mbushi plot 8 vjeç dhe urimet nga familja mbretërore dhe të afërmit e tyre nuk kanë munguar në rrjete sociale.

Urimin më të ëmbël, Princi George e mori nga Mbretëresha Elizabeth dhe nga gjyshërit e tij me anë të një fotoje të cilën e kishte realizuar vetë Kate Middlenton.

Mirëpo, kjo ditë nuk shënon vetëm ditëlindjen e tij pasi ndryshime të mëdha rrënjësore pritet që të vijnë sa i përket Princit në fjalë.

 Në  këtë moshë duhet të heqë pantallonat e shkurtra dhe kodi veshjes përshtatet me një të rritur.

 E thënë ndryshe, paraqitja e Princit nga sot e tutje do jetë shumë më e rritur.

Sipas ekspertëve, George do ndjejë një tjetër lloj vetëbesimi vetëm prej mënyrës si do e shohë bota.