VIDEO/ Alarmohet Reali, mesfushori pëson dëmtim të rëndë në Lojërat Olimpike

Ditën e sotme Spanja luajti përballë Egjiptit në kuadër të turneut futbollistik të Lojërave Olimpike.

Por duket se gjërat nuk shkuan aq mirë, pasi mesfushori i Real Madritit, Dany Ceballos, pësoi një dëmtim horror në kavilje.

Në pamjet e transmetuara shikohet ndërhyrja e tmerrshme nga ana e kundërshtarit, duke shkelur mbi kaviljen e mesfushorit 24-vjeçar.

Rasti u bë menjëherë viral, ku nuk munguan kritikat kundër futbollistit të Egjiptit, i cili rrezikoi shëndetin e kundërshtarit.

Pas këtij dëmtimi, Dany Ceballos do t’i mungojë fushës së blertë deri në rikuperimin e plotë të tij.