VIDEO/ Aksidenti në Tiranë - Durrës krijon radhë 2 km të automjeteve

Një aksident i ndodhur në autostradën Tiranë - Durrës ka shkaktuar radhë prej 2 km të automjeteve. 

Katër makina janë përfshirë në aksident. Shkak është bërë parakalimi i gabuar. Mësohet se nga aksidedenti kanë mbetur 2 të plagosur.

Policia ka arritur 20 minuta me vonesë në vendngjarje, madje edhe ambulanca mbërriti para policisë. Aksidenti i shumefishte krijoi trafikun.

Trafiku në Tiranë mbetet një problem madhor, akoma i pazgjidhur nga autoritetet lokale.