EMRI-FOTO/ Vetëvrasja në Fier, ja kush është biznesmeni që i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në qytetin e Fierit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se biznesmeni me inicialet Arian Asllani, është gjetur i vdekur në dyqanin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 të pasdites së sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ndërkohë që  policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.