VIDEO/ Të shtëna me armë në Vlorë

Të shtënë me armë janë regjistruar në Zvernec pak momente më parë.

Një person duke lëvizur me motor ka goditur me pistoletë një që lëvizte në këmbë.

Nuk ka të lënduar.

Dyshohet konflikt çasti.

Jane gjetur tre gezhoja në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Vlorë 

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë,  shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën  për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.