Greqia nuk gjen qetësi, serish lëkundje të tokës

Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet e tërmetit. Mëngjesin e kësaj të enjte një lëkundje 4 ballë e shkallës Rihter është regjistruar në Lesvos.

Mediat vendase bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën e detit 45 kilometra në juglindje të Lesvos.

Ndërkaq sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 16.2 kilometrash.