Britania regjistron mbi 44 mijë raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 44, 104 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë, sipas autoriteteve shëndetësore 73 persona kanë humbur jetën.

Ndërsa varianti Delta i Covid është bërë shqetësues për shkak të transmetueshmërisë së lartë dhe numri i përgjithshëm i rasteve të reja gjatë javës së kaluar është rritur me 35,8%.