VIDEO/ Makina përplas 15-vjeçarin në Korçë

Një aksident është regjistruar në Korçë këtë mëngjes.

Makina ka përplasur një këmbësor në zonën e terminalit .

I lënduari është një i ri, i cili menjëherë u transportua drejt spitalit me urgjencë.

Mësohet se i plagosuri është një 15 vjeçar i cili është plagosur në kokë dhe po ekzaminohet me tej në spitalin e Korçës.

Burimet shpjgeojnë se nuk ka probleme për jetën.

Policia drejt vendngjarjes për zbardhjen e rrethanave.