Përmbytjet shkatërrimtare, ngrihen valë akuzash në Gjermani

Zyrtarët në Gjermani po përballen me akuza në lidhje me përgatitjet e tyre për përmbytjet më të mëdha në një shekull, që kanë zënë njerëzit në befasi e kanë dhkaktuar dhjetëra persona të vdekur.

Sipas mediave, 117 jetë të humbura janë konfirmuar deri tani në rajonin më të goditur të vendit, Rhineland-Palatinate, 46 në landin fqinj të North Rhine-Uestphalia, raporton CNN.

Zyrtarët në Gjermani po përballen me akuza lidhur me përgatitjen e tyre për përmbytjet më të mëdha të një shekulli, të cilat i zunë njerëzit në befasi e shkaktuan me dhjetëra të vdekur.

Ndërsa 31 ishin të vdekurit në Belgjikë, por Holanda, e prekur edhe ajo nga reshjet ekstreme të shiut dhe vërshimi i furishëm i ujërave, nuk shënoi as edhe një vdekje të vetme e nuk pati fshatra të shkatërruar krejtësisht.

Arsyeja mund të ketë qenë se zyrtarët ishin më të përgatitur dhe ata ndërtuan një komunikim më të mirë me qytetarët. Holanda ka një histori të gjatë menaxhimi të suksesshëm të ujit e cila mund të shërbejë si shembull për reagimin e shpejtë ndaj përmbytjeve, sidomos tani që ndryshimet e klimës pritet t`i bëjnë më të zakonta ngjarjet ekstreme të këtij lloji. Europa ka një sistem mjaft të avansuar paralajmërimi.

Pyetje të shumta rrethojnë sistemin gjerman të alarmit për emergjencat, me raportet se në shumë vende, sirenat nuk ranë, ndërsa paralajmërimet e aplikacionit kombëtar mbërritën shumë vonë ose fare.