Tifozët fashistë të Lacios kërcënojnë Hysajn/ Duka reagon i revoltuar:Vlerat e tua...

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar për situatën e krijuar ndaj futbollistit Elseid Hysaj.

Kënga “Bella Ciao”, kënduar gjatë prezantimit te skuadra e Lacios, i ka kushtuar jo pak futbollistit shkodran.

Tifozët fashistë të Lacios nuk u kursyen me kritika dhe kërcënime ndaj Hysajt.

Nuk ka munguar mbështetja e futbollistëve, por edhe e krerëve të federatave, një ndër ta ishte dhe reagimi i Dukës.

Kreu i organit më të lartë të futbollit në vend, i ka shprehur mbështetjen maksimale futbollistit shqiptar, teksa është i bindur se vlerat e Hysajt do të triumfojnë përballë dhunës verbale e ideologjike.

I dashur Elsi

Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd. Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik. Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim”.

Një ngjarje e cila bëri bujë, duke shkaktuar shumë polemika dhe probleme për Hysajn.