Një viktimë dhe 21 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 21 raste të reja me koronavirus nga 3, 219 teste të realizuara.

Ndërkohë një pacient me Covid ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se deri në tani janë diagnostifikuar me Covid 155, 951 pacientë, ndërsa kanë humbur jetën 5, 488 persona.