Bebe Rexha po shijon pushimet me gjysmën e saj më të mirë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pas angazhimeve të shumta, më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të fundit, të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Rexha tregoi se është duke shijuar lundrimin në det në një jaht luksoz me të dashurin e saj, regjisorin Keyan Safyari.

Ndër të tjerash, ajo publikoi edhe një fotografi, ku shfaqej duke marrë një përqafim të ngrohtë nga regjisori, me të cilin është në lidhje prej  një viti.