Aksidenti tragjik i merr jetën konkurrentes së emisionit të dashurisë që transmetohet në Kosovë

Një aksident tragjik i ka marrë jetën konkurrentes së emisionit të dashurisë "It's my love" që transmetohet në Kosovë.

Pas aksidentit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka ndërruar jetë Gresa Restelica.

Aksidenti ndodhi në orën 04:30 të mëngjesit.

Përpos 18 vjeçares që humbi jetën nga ky aksident lëndime trupore pësoi edhe një vajzë tjetër e cila është dërguar për trajtim mjekësor.

Gresa ishte e pranishme në "It’s My Love” vetëm në një episod.

Ajo njihej gjithashtu edhe si modele duke marrë pjesë në klipe muzikore.