‘Dukati’ kalon kufijtë e Shqipërisë

Uji ‘Dukat’, një nga markat më të reja të këtij produkti Made in Albania, ka dalë për herë të parë jashtë kufijve të Shqipërisë, duke hyrë në tregun e vendeve fqinje.

Sasitë e para të këtij uji kanë mbërritur tashmë në Malin e Zi, në pritje të depërtimit në të tjera tregje të vendeve të rajonit.

Me vetëm dy vjet në tregun shqiptar, ‘Dukati’, ka marrë pëlqimin e konsumatorit, si një ujë i pasur me vlera minerale nga burimeve natyrore shqiptare. I shëndetshëm dhe i lehtë, uji ‘Dukat’ nuk është vetëm ujë, por një produkt i natyrës me veti thuajse kurative.

Me kripra minerale, të balancuara sipas parametrave fiziologjikë që kërkon organizmi, ai është i duhur për çdo grupmoshë.

Së fundmi kjo kompani ka lidhur marrëveshje me partnerë në Malin e Zi, duke bërë që ky produkt shqiptar të shpërndahet në disa qytete të vendit fqinj, veçanërisht gjatë sezonin turistik.

Dukat ofron për konsumatorin standardet maksimale të cilësisë së ujit, bazuar në dy faktorë të rëndësishëm:

Cilësia e ujit nga burimet e malit të Çikës dhe teknologjia më moderne që ka hyrë në Shqipëri në fushën filtrimit, përpunimit dhe ambalazhimit të ujit.