Kanabis dhe kokainë me vete, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është kapur  me lëndë narkotike. Sipas uniformave blu, të riut me inicialet A. Xh, banues në Gjermani iu gjetën gjatë kontrollit fizik një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 28 vjeç, banues në Gjermani, pasi në lagjen nr.1, Durrës, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë,” thuhet në njoftimin e policisë.