Skandali në Premier League/ Ja kush është futbollisti që është arrestuar për pedofili

Skandali në Premier League i cili ka shkaktuar tronditje në opinionin publik anglez është në rend të ditës për shumë media angleze por jo vetëm.Lexo këtu

Sipas Mirror, futbollisti ndërkombëtar 31-vjeçar që luan për një ekip të Premier League, disa ditë më parë është arrestuar nga Autoritetet, për pedofili por që më pas është lënë i lirë me kusht. 

Por Liverpool Echo ka bërë me dije se lojtari i Everton që është arrestuar nga policia të premten e kaluar, për t’u lënë më pas të hetohet në gjendje të lirë është sulmuesi i njohur Gylfi Sigurdsson.

Akuza që rëndon mbi 31-vjeçarin është e rënde.

Dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me fëmijë, duke u akuzuar për pedofili nga policia.