Tenderi i uniformave/ Si po tenton SPAK të shkojë te drejtuesit

SPAK po përpiqet të kthejë të penduar dhe bashkëpunëtorë, zyrtarë të arrestuar për tenderin e Uniformave të Policisë.

Sipas burimeve, janë bërë disa përpjekje që dy nga zyrtarët të vënë tashmë në akuzë për "Shkelje të barazisë në tender" në bashkëpunim, të japin detaje në lidhje me drejtuesit e tyre, apo çdo formë ndikimi që mund të ketë ardhur nga lart.

Nuk dihet nëse këto përpjekje kanë dhënë rezultat, ndërkohë që prokuroria ka në hetim çështjen nën dyshimin se ka përgjegjës të tjerë në favorizimin që i është bërë kompanisë fituese. Megjithatë vetëm në bazë dokumentesh është e vështirë të shkohet në nivel drejtues.

Nga ana tjetër, SPAK pati nën hetim në të njëjtin procedim dhe një tender të Ministrisë së Mbrojtjes.

Hetimet u ndanë dhe po bëhen verifikime të tjera për rastin.