Greqi/ Shqiptari kërcënon ish-gruan dhe vajzën e tij me hanxhar

Një 46 vjeçar banues në Heraklion, Greqi është arrestuar pas një denoncimi të bërë nga ish-gruaja e tij në polici për dhunë në familje.

Sipas informacionit nga mediat greke, gruaja ka raportuar në polici ish-burrin e saj pasi ai ishte kishte vajtur në shtëpinë ku banonte ajo dhe vajza e saj dhe i kishte kërcënuar, duke mbajtur në dorë një hanxhar.

Policia ka arrestuar 46 vjeçarin mëngjesin e sotëm në qëndër të Heraklionit për dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për armë pasi në makinën e tij ju gjet hanxhari.

Hetimi paraprak për incidentin do të kryhen nga Departamenti i Policisë Heraklion .