Alarm në Premier League: Futbollisti i famshëm arrestohet për pedofili

Zbulimi është bërë nga gazeta Mirror, e cila raporton se futbollisti ndërkombëtar 31-vjeçar që luan për një ekip të Premier League, disa ditë më parë është arrestuar nga Autoritetet, por që më pas është lënë i lirë me kusht. 

Në fakt, lajmi është konfirmua dhe nga përfaqësuesi i ekipit.

Sipas raportit, i cili ka shkaktuar tronditje në opinionin publik anglez, arrestimi i futbollistit ndodhi të premten (16/07) në shtëpinë e tij në Mançester, gjë që u konfirmua nga raporti i Policisë.

Klubi i lojtarit ka konfirmuar për Mirror Football se ai është pezulluar, duke u shprehur: 

"Klubi mund të konfirmojë se ka pezulluar një lojtar të ekipit të parë në pritje të një hetimi policor. Çdo sugjerim i akuzave për vepra penale që përfshijnë një fëmijë merret seriozisht".

Emri i tij nuk mund të bëhet i ditur për arsye hetimi.