VIDEO/ Përplasja e frikshme, tre makina bëhen copë në Lezhë – Milot, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Lezhë – Milot.

Tre automjete janë përfshirë në aksident nga ku një shtetas nga kosova është plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë. 

Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë ,për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.