Mancini: Kjo Itali do të mbetet në librat e historisë!

" Si një kampion evropian ndihem shumë mirë. Është një ndjenjë vërtet e mirë dhe jam absolutisht i lumtur, veçanërisht për të gjithë italianët në shtëpi dhe në botë. Ne jemi të gjithë të lumtur sepse kemi krijuar diçka të jashtëzakonshme. Kjo Itali do të mbetet në librat të historisë " janë fjalët e Roberto Mancini në radion gjermane Sport1.de. 

Gjithashtu trajneri i Azzurrit foli për triumfin e Italisë në Kampionatin Evropian , duke deklaruar:

" Më kujtohet shumë mirë finalja e 1992 kundër Barcelonës, kur unë luaja me Sampdoria në fianlen e Champion League në Wembley, por tani plagët janë shëruar ".

Fjalët e Mancini në triumfin në Euro2020

" Ne festuam, por gjithçka ndodhi shumë shpejt. Më kaloi si një film. Nuk kishim përgatitur asgjë. Por ne u mirëpritëm nga kaq shumë njerëz në rrugët e Romës: ishte e mrekullueshme," shtoi Mancini. 

Më në fund, trajneri i kombëtares italiane  u shpreh:

 "Ishte një moment i jashtëzakonshëm, i cili vazhdon ende. Dhe e gjithë kjo u përket të gjithë djemve të mi: ata kishin të drejtë që donin ta jetonin atë. Tani të gjithë janë në një pushim të merituar si kampionë të Evropës . "