", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/20/auto_h_568903311626763677.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ Sulm me raketa gjatë lutjes së Kurban Bajramit në Afganistan

Kryeqyteti i Afganistanit, Kabul është zgjuar në ditën e parë të Kurban Bajramit me tmerrin e sulmeve.

Një sulm me raketa është kryer jashtë Pallatit Presidencial ku besimtarët ishin mbledhur për lutjen e Bajramit.

Ministri i Brendshëm Mirwais Stanekzai njoftoi se tre raketa ranë në zonë, por nuk ka informacione të për vdekur ose të plagosur.

Është deklarauar gjithashtu se Presidenti Ashraf Ghani ishte në vendin e ngjarjes gjatë lutjes në kohën e sulmit.

Lutjet kanë vazhduar dhe pas sulmit dhe deri më tani askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Edhe pse procesi i negociatave midis qeverisë dhe Talibanëve vazhdon, këto të fundit ndryshe nga vitet e mëparshme këtë vit nuk shpallën një armëpushim.