Nuk ndalen lëkundjet e tokës në Greqi, tërmet i fuqishëm në Thiva

Një tërmet me madhësi 4.1 të shkallës Rihter ka lëkundur shtetin fqinj sot,  në orën 07:05 në Thiva. 

Mediet greke njoftojnë se tërmeti ëshjtë ndjerë dhe në Atikë.

Sipas matjes së Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tëremtit  ishte 2 kilometra në juglindje të Thivës.

Tërmeti kishte thellësi prej  5 km ai u ndie në zonat përreth, të tilla si Atikë. Nuk janë raportuar dëme materiale dhe të lënduar.