Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kremtojnë festën e madhe

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kremtojnë sot festen e Kurban Bajramit.

Lushnjë

Qindra besimtarë myslimanë në lushnjë kanë marrë pjesë në faljen e namazit të kurban bajramit. Falja e kurban bajramit është mbajtur në sheshin kryesor të qytetit para bashkisë. Në këtë ditë të shënuar për fenë islame faljen e drejtoi imami i xhamisë Genti Hyka. Në fjalën e tij myftiu Gramos Blliku kujtoi se falja është virtut dhe duhet të falim të tjerët duke shtrirë dorën e pajtimit në këtë ditë të sakrifices ku kurbani nga njeri u ndërrua nga zoti në qengj, për shkak të besimit të patundur kundrejt tij dhe uroi besimtarët për festën.

Berat

Besimtarët muslimanë në qytetin e Beratit kanë falur sot Kurban Bajramin. Falja e madhe është kryer në Pedonalen "Republika", ku besimtarët janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjet e tyre.

Falja e madhe e Kurban Bajramit, e cila është ndjekur nga qindra besimtarë berates ka filluar në orën 06:30 dhe është kryer nga Myftiu i Beratit, Baftjar Këllezi.

Në fjalën e tij Myftiu i Beratit, Baftjar Këllezi theksoi se Kurban Bajrami është është një ditë e veçantë ku të gjithë besimtarët duhet të ndihmojnë jetimët e njerëzit në nevojë. Këllezi ka theksuar se “sot është dita ku të gjithë njerëzit duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe se Kurban Bajrami është dita e sakrificës dhe sinqeritetit”. Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni.

Fier

Edhe besimtarët myslimanë fierakë kanë falur  ditën e sotme Kurban Bajramin.

Ceremonia e faljes u krye në orët e para të mengjesit në ambientet e brendshme të xhamisë se qytetit ndersa më pas në familje me kryerjen e një kurbani që ju shpërndahet familjeve në nevojë.  

Në fjalën e tij Myftiu i Fierit Mikel Hazizolli uroi gjithë besimtarët Muslimanë me rastin e festes.

Ai  theksoi se Kurban Bajrami është një ditë e veçantë ku të gjithë besimtarët duhet të ndihmojnë jetimët e njerëzit në nevojë, të respektojnë njëri-tjetrin dhe se Kurban Bajrami është dita e sakrificës dhe sinqeritetit.

Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, dadhuri dhe harmoni.    

Lezhe

Edhe në Lezhë besimtaret mysliman kanë falur sot Kurban Bajramin. Falja e namazit është kryer në orët e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit, ndërsa ritualit ju bashkuan dhjetëra besimtarë. Teksa përcolli urimin e tij për Fiter Bajramin, Myftiu i Lezhës Emirjon Vathaj, u shpreh se festat fetare kanë si qëllim unitetin dhe ndihmën ndaj të tjerëve. Pas faljes së namazit, myftinia e Lezhës hapi dyert për vizita për Festen e Bajramit, ku të pranishëm ishin përfaqësues lokal e të partive politike në këtë qytet.

Diber

Besimtarët muslimanë në Dibër kanë kryer ritin e faljes së Kurban Bajramit në pallatin e sportit. Megjithëse të shumtë në numër, dhe në pamundësi për ta falur në stadium siç bëjnë gjithmonë nga kushtet e motit, ato sot mbushën 3 xhamitë e qytetit dhe pallatin e sportit.

Myftiu i Dibrës Mois Kurtulla dha mesazhe paqje, e shprese. Gjatë lutjes ai u shpreh se iu lutëm Allahut që kjo pandemi që ka izoluar botën të kalojë sa më shpejt dhe ti kthehemi normalitetit.

Korçë

Besimtaret myslimanë në Korëe kanë falur namazin në xhaminë e Iliaz Bej Mirajorit. Kurban Bajrami është një ditë e shënuar për fenë islame. Besimtaret korçarë gjatë faljes së tyre janë lutur për paqe dhe mirësi mes njerëzve.