EMRI-FOTO/ Arrestohet biznesmeni në Shkodër, u kap me armë pa leje

Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë mbrëmje biznesmenin Isuf Isufi.

Ai është vënë në pranga, gjatë një aksioni  të befasishëm të bluve të Shkodrës, që gjatë kontrollit, i kanë gjetur edhe një armë pa leje.

Isufi është ndaluar dhe arrestuar nga uniformat e policise së Shkodrës dhe është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ishte edhe zv/president i Vllaznisë.

Isuf Isufi është vëllai i shtetasit Hasan Isufi, në prill të vitit 2020, plagosi një shtetas.