Përbuzja kryeministrore për ‘kutitë e zhurmave’

Rreth një vit me pare u kërkua, si tani, heqja ose zgjatja e orarit te kufizimit te lokaleve dhe muzikës përtej orës 20:00 si dhe lejimi i aktivitetit edhe te klubeve te natës krahas bareve dhe restoranteve te zakonshme, te paktën ne qytetet e zonat turistike. Ne atë kohe Kryeministri i quajti klubet e natës ‘kuti zhurmash’ dhe, justifikuar me nevojën e parandalimit te Covid-19, nuk lëshoi pe.

Ndërsa për shume aktivitete te tjera, qe nga pranvera, janë hequr ose lehtësuar ndalimet e zgjatur oraret (me se shumti edhe këto te pa zbatuara) për klubet e natës ndalimi ishte e mbeti absolut, gjate gjithë vitit, ne çdo orar, siç vijoi edhe ndalimi apo kufizimi i rrepte i aktiviteteve te tjera ne mjedise te mbyllura si festa te ndryshme familjare, dasma, koncerte e siç vazhdoi pa kuptim edhe ora policore ne qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

Këto ndalime e kufizime te renda i kane shkaktuar dëme te mëdha e te parikuperueshme gjithë sektorit dhe gjithë njerëzve te angazhuar ne te: qe nga kamerieret, baristet, sanitaret e rojet e sigurise deri tek DJ, këngëtaret, valltaret, animatoret, agjentet, menaxheret, pronaret. Miliona Euro te humbura. Mijëra njerëz te ndikuar për keq, nga shume deri ne rrenim. Një sektor i tere, ngritur me mund te madh e stres te larte, thuajse ne kolaps. Qytete e zona turistike te shndërruara ne fjetore.

Sakrifice e pavlere. Pas një viti pandemik Shqipëria rezulton kampionia e Europes për përqindjen e vdekjeve shtese - mbi 40% apo rreth 10 mije vdekje me shume kundrejt rreth 22 mije zakonisht çdo vit. Po te ishim si Çekia, ne vendin e dyte me 24% (apo si Polonia, Spanja, Sllovakia) do kishim patur me pak se 6 mijë vdekje shtese.

Po te ishim si Mali i Zi(apo si Kroacia, Greqia apo Italia e Jugut ose e Mesme) do kishim patur me pak se 2500 vdekje shtese.

Pas një viti, rezultojmë gjithashtu kampionet e zbukurimit te te dhënave. Ndërsa vdekjet shtese ishin rreth 10 mije ato me certifikate Covid as 2500. Njëherazi, e nisem, e mbajtëm dhe e mbyllem vitin pandemik si kampionet absolut te testeve me te pakta për fryme. Sistemi qeveritar e sanitar, dështoi edhe ne paralajmërim, edhe ne parandalim, edhe ne kurim,edhe ne asistim, edhe ne kompensim ndërsa e zvogëloi me rreth 4 here te vërteten e dhembshur te vdekjeve dhe infektimeve duke ulur alarmin e duke rritur, për rrjedhoje, shkujdesjen shoqerore ne distancim me gjithë pasojat e saj.

Ne ndërkohe, rastet e infektimit, qe pas pikut te fundit te shkurtit 2021 ranë ne pikiate, nuk u ri-rriten nga marsi deri me sot as se patëm nje feste vere pagane, një feste bektashie, dy pashke kristiane, një bajram mysliman, e një fushate te tere elektorale; as se nisem vone vaksinimin masiv, nga fundi i marsit, e sot jemi ne nivelin modest prej 21% me një doze e 16% me 2 doza (kryesisht kineze); as se erdhi vera e turistet hyjnë pa kontroll e pa kriter; as se ne Bote e ne Europe prej javës qarkullon variant indian dhe infektimet po rriten edhe ne Angli, edhe ne Itali, edhe ne Greqi e gjetke ndonëse kane vaksinuar 2-3 here me shume popullate me vaksinat Pfizer, Moderna apo Astrazeneca.

Shpjegimi i vetëm logjik i kësaj ‘çudie’ shqiptare qe japin specialistet e pavarur te shendetesise është arritja natyrore e imunitetit te tufës qe pas valës se shkurtit, pasoje kjo e kufizimeve te buta dhe e zbatimit edhe me te bute te kufizimeve si dhe e përhapjes nga Qeveria e informatave te zbukuruara për gjendjen gjoja nen kontroll e me te mire se vendet e tjera.

Mbi këtë rezultat ne raport me pandeminë, ishte e është i pakuptimte vijimi i ndalimeve dhe i kufizimeve, e qe diktojnë aktivitetin e jetës se natës (te paktën për pjesën e mbetur te sezonit veror): qofte ndalimi i qarkullimit të njerëzve pas orës 24.00; qofte mbyllja e detyrueshme e lokaleve te çdo lloji pas kësaj ore, qofte ndalimi i muzikës pas orës 22:00 (nga nesër pas orës 23:00). Aq me shume i pakuptimte, sepse komuniteti i jetës se natës është i vogël ne numër krahasuar me atë te aktiviteteve te tjera ditore, si dhe qe individët e këtij komuniteti, kryesisht te rinj a moshe e mesme, janë nga te paret qe e kane kontaktuar virusin me kohe e vakt e sot janë imune për vete (te paktën për aq kohe sa vijon imuniteti i fituar natyralisht, njësoj ne mos me gjate se me vaksine) e te parrezikshëm për te tjerët.

Sa për ate qe thotë Kryeministri, duke kërcyer nga dega me dege, se muzika ne lokalet e ‘Lungomare’ te Vlorës është veçse ndotje akustike apo se shumica dëshiron tingujt gjumëndjellës te valëve te detit ndërsa dashnoret e muzikës se natës te sikterisen kodrave e maleve, këto janë çështje te tjera qe s’kanë te bëjnë me pandeminë, e qe, me se pari e ne vijimësi, rregullohen me norma akustike dhe/ose izolimi te tingujve e zhurmave, ndërsa ndalimi diku e lejimi diku tjetër janë zgjidhje ekstreme, vetëm kur nuk ka zgjidhje tjetër për bashkekzistencën pranë e pranë te aktiviteteve te ndryshme-asnjëherë me ore policore e mbyllje me orar.