Juventusi planifikon rikthimin e Pjanic, në garë me dy klubet e Milanos

Planet e Juventusit për këtë sezon duket se janë të qarta. Skuadra e Alegrit kërkon të përforcohet dhe drejtuesit duket se do vihen në lëvizje për të konkretizuar lëvizjet e merkatos.

Më i lakuari është Miralem Pjanic, i cili është shumë pranë largimit nga Barcelona. 

Skuadra katalanase është treguar e gatshme që ta lërë lojtarin të lirë, por dhe Pjanic nuk do të ishte kundër rikthimit në Torino.

Juventusi do përballet me konkurrencë të fortë, pasi mediat italiane raportojnë se Milani dhe Interi kanë nisur kontaktet për mesfushorin.