EMRI/ Po ndërtonte pa leje në Velipojë, në pranga biznesmeni

Një biznesmen është arrestuar në Velipojë, pasi po ndërtonte pa leje në bregdet.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Selami Hoxha.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare në Velipojë.

Po ndërtonte pa leje një beach bar, vihet në pranga pronari i objektit.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestua në flagrancë shtetasi:

SH.H. 55 vjeç banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim toke”.

Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar në Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, duke ndërtuar pa lejen përkatëse, një beach bar me konstrukt druri.   

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.