VIDEO/ Padi PS-së për patronazhistët: Të dënohen përgjegjësit, të fshihen të dhënat

Padi për Partinë Socialiste pak muaj pas zgjedhjeve për çështjen e patronazhistëve.

162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, padisin në SPAK, Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.

Avokati Arlind Ahmetaj tha se kërkesa e 162 personave është dënimi i përgjegjësve, fshirja e të dhënave personale nga çdo server dhe të dëmshpërblehen.

‘Ne kërkojmë dënimin e personave përgjegjës, fshirja e të dhënave nga serverat privatë ose publikë dhe dëmshpërblimin e 162 paditësve. Ky është akti i parë ligjor. Kërkesa është e detajuar.

SPAK ka përgjegjësi për të marrë dhe për të hetuar të gjitha rastet e shkeljeve të zyrtarëve të lartë shtetërorë’, tha Arlind Ahmetaj, avokat i qendrës.